RMV/ 470 raste aktive me Kovid 19, më shumë në Shkup

Kaluan dy ditë në vend pasi ora policore është hequr tërësisht, me protokolle të posaçme janë hapur kafenetë dhe restorantet si dhe një pjesë e të punësuarve janë kthyer nëpër vendet e punës. E obligueshme është mbajtja e maskave dhe e distancës prej dy metrash.

Marketing

Kompetentët apelojnë që edhe krahas lehtësimit të masave, të mos ketë neglizhencë dhe të respektohen rekomandimet për mbrojtje që mos të arrijmë në situatë përsëri të vendosen masa kufizuese.
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 38 raste të reja, ndërsa aktualisht aktiv janë 470 raste të të infektuarve me Kovid-19.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipce tha se ne përballemi me dy zgjedhje – të mësohemi të respektojmë pa kushte masat shëndetësore që janë parakusht për normalizimin e situatës ose duke mos-respektuar rekomandimet të rrezikojmë përsëri të kthehen kufizimet dhe masat e rrepta.