VMRO-ja kërkon konsensus për datën e zgjedhjeve

Partitë mbeten në qëndrimet e tashmë të njohura për zgjedhjet. Shumica parlamentare kërkon zgjedhje, opozita këmbëngul në konsensus. Ndonëse nuk ka epilog nga komunikimet me opozitën, LSDM-ja mbetet në qëndrimin se afati i zgjedhjeve rrjedh pas gjendjes së jashtëzakonshme. Qëndrimin e njëjtë e ndan edhe BDI-ja për të cilën 5 korriku është datë e logjikshme për zgjedhje. Por Shtabin Zgjedhor të këtij subjekti sot u konstatua se fjalën e fundit duhet ta thonë ekspertët.

Marketing

BDI
“BDI vlerësimet dhe vendimet e veta do ti vendos në përputhje me sugjerimet e ekspertëve të cilat nuk guxojnë të ndikohen politikisht, por të sillen me përgjegjësi për shëndetin publik”.

Opozita nuk i përgjigjet ultimatumit të pushtetit. VMRO-DPMNE-ja mbetet në qëndrimin se në zgjedhje duhet të shkohet pas krizës shëndetësore, ndërsa data duhet caktohet me konsensus.

“LSDM-ja dhe Zoran Zaev prej kohësh nuk janë faktorë që mund të japin ultimatum ndaj partive, opozitës dhe qytetarëve. Nuk kanë dhe nuk do të kenë kohë për ultimatume- deklaroi Dimçe Arsovsi, VMRO-DPMNE.

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kërkojnë që zgjedhjet të mbahen më 26 korrik. Në rast se nuk vazhdohet gjendja e jashtëzakonshme, vendi duhet të shkojë në zgjedhje 22 ditë pas 30 majit.