Shumë parizienë më në fund do mund të shijojnë piknikun e tyre të parë të verës.
Parqet dhe kopshtet në Paris u rihapen të shtunën teksa Franca hyri në fazën e dytë të lehtësimit të masave të izolimit që u vendosën për të penguar përhapjen e mëtejshme të Covid-19.
Hapësirat e gjelbërta të qytetit u rihapën pas fjalimit që mbajti të enjten Kryeministri, Edouard Philippe, ku njoftoi “rezultate të mira” në betejën kundër Covid-19.
“France 24” raporton se sidoqoftë, disa rregulla do të jenë ende në fuqi. Vizitorët duhet të mbajnë distancën sociale, këshillohet të mbajnë maska në fytyrë, megjithëse këto nuk janë të detyrueshme, dhe mbledhjet nuk duhet të jenë me më shumë se dhjetë persona. Njerëzit gjithashtu do të lejohen të bëjnë piknik dhe ushtrime në parqe, por seancat sportive në grup janë akoma të ndaluara.
Kryebashkiakja e Parisit, Anne Hidalgo, ka bërë presion me javë të tëra që parqet dhe kopshtet e qytetit të rihapeshin, duke argumentuar se kjo do t’u jepte banorëve të kryeqytetit me popullsi të dendur shumë më tepër hapësirë për të lëvizur.
“Nëse ne nuk hapni parqe dhe kopshte për të ecur, për të bërë sport apo piknik, Parisienët do të zhvendosen në trotuare ose vende si bregdeti apo lumenjtë ose tek Canal Saint-Martin,” tha Hidalgo.
Kafenetë dhe restorantet do të rihapin në të gjithë vendin nga 2 qershori.