LSDM: Mickovski i pa përgjegjshëm

ristian Mickovski është i pa pjekur dhe i pa përgjegjshëm. Kështu janë kundërpërgjigjur nga LSDM në press konfekrencën e kreut të VMRO-së, duke theksuar se me sjeljen e tij të pa përgjegjshme po e rezikon shëndetin e qyteraëve. Derisa institucionet po luftojnë me virusin ai në mënyrë të papërgjegjshme bënë politikë, përhapë panikë dhe lajme të rrejshme.

Marketing

Sipas LSDMsë edhe numrat e të infektuarve të ri ditëve të fundit janë apsojë direkte e populizmit dhe përfitimit partiak të minsitrit të brendshëm nga rradhët e VMRO-së, Naqe Çulev dhe shefit të tij, Hrsitian Mickovski.

“Në vend të asaj që si njeri i parë i MPB-së, të vensoset në mbrojtje të shëndetit publik, Çulev po luan lojë të rrezikshme dhe në përpjekje që të përfitojë qytetarët, nxiti mosrespektim të masave të definuara qartë për mbrojtje nga virusi korona. Me deklaratën e tij populiste, pramendoni edhe pse paska qenë nën presion, ai megjithate nuk do ti dënojë qytetarët që nuk i respektojnë masat, me çka drejtëpërdrejtë inkurajoi shkeljen e masave restriktive” – u shpreh zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska.

Nga LSDM theksojnë se ditëve të kalaura kemi qenë dëshmitarë të disa shkeljeve, të cilat Çulev qëllimisht i injoroi.

“Policia e udhëhequr nga Naqe Çulev nuk ndërmori asgjë për atë se qytetarët me vendim për vetëizolim shëtiten të lirë. Lejoi tubim masiv në liturgjinë së Strugë, me çka e rrezikoi jetën e qytetarëve. Nuk reagoi ndaj grumbullimit të një grupi tifozësh para kishës Shën Spas më 4 maj. Nuk reagoi gjatë valles në Çair derisa një veturë policie kaloi nëpërmes valltarëve. Çulev organizoi festë në ditën e policisë me shkelje të masave mbrojtëse” – theksoi Kuzeska.

Sipas LSDM-së, Çulev punon vetëm nën diktatin e VMRO-së, prandaj kërkuan dorëheqjen e misnitrit të brendshëm, pasi siç u tha me vetëdije e ka vënë në rrezik shëndetin e qytetarëve.