Pse kriza Kovid mund të shkatërrojë progresin e rolit të gruas në shoqëri

Pandemia e koronavirusit po krijon një efekt shkatërrues në barazinë gjinore dhe mund t’i rikthejë gratë pas, thanë ekspertët në prag të 50-vjetorit të ligjit për barazinë gjinore.

Marketing

Në një periudhë kur u zbulua se gratë po mbajnë barrën e kujdesit shtesë të fëmijëve, punëve të shtëpisë dhe po humbasin vendet e punës në një numër më të madh se burrat, fushatat, politikanët dhe ekspertët thanë se një mungesë e zërave femërore në qeveri, gjithashtu rrezikon të shkatërrojë 50 vitet e progresit.

Ekspertët folën me Guardian për pasojat afatgjata që mund të ketë pandemia në disa fusha kryesore.

Punë

Instituti për Studime Fiskale dhe Instituti i Arsimit UCL, zbuluan këtë javë që nënat kishin 47% më shumë gjasa të kishin humbur vendin e tyrë të punës dhe 14% kishin më shumë gjasa të kishin marrë leje, që nga fillimi i krizës. Sektorët që pritet të goditen më së shumti në një botë post-Covid, janë hotelet e restorantet si dhe shitja me pakicë, sektorë që punësojnë një numër të konsiderueshëm të grave.

Dallime gjinore në paga.

Analizat e ndryshme sugjerojnë se do të duhen pothuajse 200 vjet për të sheshuar dallimet gjinore, thotë doktoreshë Ëanda Ëyporska, drejtori ekzekutiv i Fondit të Barazisë. ‘Padyshim që gratë po mbajnë barrën mbi supe, siç bënë kur 86% e shkurtimeve në vendet e punës, ranë mbi grate,’- tha ajo. ‘Ka një efekt akumulues, i cili vazhdimisht e kthen progresin prapa.’

Diskriminimi i grave shtatzëna

Disa punonjës të kujdesit shëndetësor shtatzënë thonë se ato janë detyruar të punojnë gjatë krizës, ndërsa të tjeratt janë ankuar se janë pushuar nga puna. Joeli Brearley, themeluesi i ‘Pregnant Then Screëed’, ka frikë nga një rritje e diskriminimit, diskriminim që aktualisht bën që 54,000 gra në vit të humbasin punën e tyre.

‘Në kohë krize, punëdhënësit priren t’i kthehen mënyrave konvencionale të punës. Shtatzënia konsiderohet një barrë, ndërsa nënat e ardhshme shihen si të hutuara dhe më pak të përkushtuara,’- tha ajo. ‘Ne po shohim një erozion të ashpër të të drejtave të punësimit për gratë shtatzëna gjatë kësaj krize, dhe mendohet se do të përkeqësohet më shumë.’

Përkujdesja e fëmijëve

Ekspertët parashikojnë gjithashtu një krizë të kujdesit për fëmijët, dhe Shoqëria Faëcett vlerëson se 150,000 persona mund të humbasin vendet e punës. Duke pasur parasysh që 97% e fuqisë punëtore të kujdesit për fëmijë janë femra, rezultatet janë akoma më shqetësuese’,- tha Neil Leitch, shefi ekzekutiv i Aleancës për kopshtet dhe çerdhet. Gjithashtu, sipas hulumtimeve të reja nga Zyra e Statistikave Kombëtare, burrat bëjnë një orë punë të pa paguar më pak sesa gratë çdo ditë.

Dhuna ndaj grave dhe vajzave

Raportet sugjerojnë se bllokimet në të gjithë globin kanë rezultuar në një rritje të madhe të dhunës ndaj grave. Refugee, që drejton linjën kombëtare të abuzimit në familje në Mbretërinë e Bashkuar, ka pasur një rritje 10 herë më shumë të vizitave në faqen e saj të internetit në dy javët e fundit, dhe dy të tretat e viktimave që iu përgjigjen një studimi të grave në prill, thanë se dhuna ishte rritur gjatë izolimit. Si përgjigje, qeveria njoftoi 67 milion paund për të mbështetur njerëzit në nevojë, duke përfshirë 27 milion në fonde emergjente për shërbimet e abuzimit në familje.