Ky berber bëri rreth 80 prerje flokësh në 48 orë

Një berber rus përfundoi një maratonë 48 orëshe të prerjes së flokëve.

Marketing

Vladislav Demidovich, i cili punon në Barber Kostroma, e shpërndau punën në YouTube, Twitch, Instagram dhe Telegram.

Berberi ishte në gjendje të realizonte 80 prerje flokësh, në një periudhë dy-ditore. Ai e përfundoi maratonën i pajisur me veshje mbrojtëse teksa kishte një staf prej 10 punëtorësh, që e ndihmonin atë me ushqim dhe mjete dezinfektuese.

‘Kur erdha, unë u shqetësova pak për shkak të gjithçkaje që mund të ndodhë kur një person nuk ka fjetur për 48 orë, por kur u ula këtu gjithçka shkoi mirë si gjatë një takimi të zakonshëm,’ ka thënë Shamil Bidjilov, një nga klientët e fundit.

‘Gjëja kryesore ishte të bisedonim me të, në mënyrë që të mos e zinte gjumi.’