Filipçe: Vazhdojmë ta përforcojmë shëndetin publik

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, paradite në faqen e tij në Fejsbuk shkroi se vazhdon investimi në institucionet shëndetësore, në pajisje të reja mjekësore dhe në kapitalin njerëzor.

Marketing

Sipas Filipçes, kushtet në 28 institucione shëndetësore publike janë përmirësuar dhe kujdesi shëndetësor është ngritur në një nivel më të lartë.

“I kemi përmirësuar kushtet në 28 institucione të shëndetit publik. Kemi ngritur kujdesin shëndetësor në një nivel më të lartë, ndërsa punonjësit e shëndetit dhe bashkëpunëtorët kanë ndjeshëm kushte të përmirësuara të punës. Në periudhën e ardhshme, do të vazhdojmë të forcojmë shëndetin publik. Vazhdojmë të investojmë në institucione shëndetësore, të investojmë në pajisje të reja mjekësore dhe të investojmë në kapital njerëzor”, tha ministri Filipçe.