Zgjedhje patjetër të ketë sa më shpejt të jetë e mundur. Aktivitetet parazgjedhore dhe votimi do të mbahen në përputhje me gjitha protokollet e sigurisë. Politikë e përgjegjshme është të sigurohet puna dhe funksionaliteti i të gjitha institucioneve. Zgjedhjet sipas fuqisë ligjore janë në skadimin e 22 ditëve pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme. Nuk ekziston asnjë mekanizëm tjetër juridik, ka shkruar kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në profilin e tij në Facebook.
Është koha, shkruan ai, që vendi ynë në tërësi t’i vë në funksion institucionet e saja, veçanërisht Kuvendin. Përfundimisht, zgjedhjet t’i lëmë prapa nesh dhe të shohim përpara drejt ekonomisë së re të vendit dhe përballjes me KOVID-19.
“Bartësit e listave të koalicionit #Mundemi në njësitë zgjedhore 2, 5 dhe 6 sot ishin në terren. Ata mbajtën takime koordinuese, shpërndanë maska dhe biseduan me popullatën lokale. Të gjitha aktivitetet janë organizuar dhe realizuar konform protokolleve të institucioneve kompetente për mbrojtje të shëndetit publik”, ka shkruar Zaev në Facebook.