Drejtoresha e DAP, Sanja Llukarevska pozitive ndaj Covid 19

Drejtoresha e Drejtorisë për të ARdhura Publike, Sanja Lukarevska së fundmi ka njoftuar se është infektuar me Covid 19.

Marketing

Ajo përmes një statusi në FB, ka bërë të ditur se ditëve të fundit ka patur kontakte me të infektuarin Muhamed Zekiri, kishte vendosur të testohet, ndërsa rezultati doli ashtu siç nuk e priste, pozitiv.

Ajo njofton se nuk ka asnjë simptomë por se do të qëndrojë në vetizolim.

“Pas lajmit që mora nga shoku Muhamed Zekiri, dhe pas mbledhjeve të punës që i kishim së bashku, bëra një test për Covid 19 dhe rezultati doli pozitiv.

Nuk kam simptoma dhe tanimë gjendem në vetizolim. Nuk mund të jem e sigurtë se në çfarë mënyre e kam marë virusin, por të gjitha kontaktet që i kam patur ditëve të fundit ishin duke respektuar masat, me maskë, respektimin e distancës dhe duke i dezinfektuar vazhdimisht duart. Do t’i ndjekë udhëzimet e epidemilogëve në përgjithësi dhe pres më tepër informata nga ana e tyre, në përputhje me anketën që duhet të më bëhet.

I dëshiroj shërim të shpejtë Mukit dhe familjes së tij, të gjithë qytetarëve të tjerë, si dhe dëshiroj teste negative për të gjithë ata që gjenden në vetizolim”, është shprehur Sanja Llukarevska, drejtoreshë e DAP.

Ndryshe përshkak kontakteve me Muhamed Zekirin, tanimë në vetizolim janë dhe kolegët e tij DAmjan Mançevski, Milla Carovska, Marjan Zabrçanec etj.