BDI: Asfaltojmë në Gostivar, lidhim Çajlen, Forinën dhe Çegranin

Sot ka përfunduar asfaltimi i rrugës re cila lidh tre fshatrat e komunës së Gostivarit, Çajle, Forinë dhe Çegran informon TetovaSot. Sipas drejtorit të NP” Rrugët e Maqedonisë”, Bekim Memeti rruga që lidh tre fshatrat ka gjatësi prej tre kilometrash me gjerësi gjashtë metra ku lidh edhe Komunën e Gostivarit me Komunën e Bërvenicës. “Sot përfundojmë me asfaltimin e rrugës regjionale në komunën e Gostivarit që lidhen tre fshatrat e kësaj komune, Çajle, Forinë dhe Çegran, kjo rrugë është tre kilometra me gjerësi gjashtë metra.Vlenë të theksohet se kjo rrugë lidh edhe dy komuna, atë të Gostivarit dhe Bërvenicës” u shpreh Mehmeti.
Sipas tij pas përfundimit të kësaj rruge, do të vazhdohet me plotësimin e programit të BDI-së për të vazhduar edhe në Komunën e Dollnenit, më pas në Tetovë gjegjësisht rrugën Tetovë -Poroj, gjithashtu do të nisimin asfaltimin e një rruge në Komunwn e Bogovinës dhe Kërçovës.

Marketing

Ndryshe në përfundimin e kësaj rruge që lidh tre fshatrat e Çajle, Forinë dhe Çegran ishte edhe kryetari i degës së BDI-së Gostivar, Bashkim Hasani dhe këshilltarët e BDI-së në Komunën e Gostivarit.