BDI: Sot hyn në fuqi ligji për administratën dhe sektorin publik

Bashkimi Demokratik për Integrim njofton të gjithë të punësuarit në
administratën e shtetit dhe sektor pubik që nga sot hyjnë në fuqi
ndryshimet e ligjeve për të punësuarit në administratë dhe në sektorin
publik të miratuara në Kuvend më 17 janar.

Marketing

Këto ndryshime mundësojnë:

Njohjen e diplomave të të gjithë atyre administratorëve të shtetit dhe
të sektorit publik, që janë punësuar me shkollë të mesme dhe në ndërmjet
kohë kanë kryer fakultet.
Rrogën do ta marrin sipas nivelit të arsimimit që e posedojnë
aktualisht.
Bëhet fjalë për të gjithë të punësuarit sipas këtyre dy ligjeve në
pushtet qëndror dhe lokal, arsim, shkencë, kulturë, shëndetësi, punë dhe
politikë sociale, agjenci, fonde, institucione publike, etj.

Avansim në vendet e punës nuk pengohet më nga lëvizjet horizontale në
vende të ndryshme pune. Kjo hap rrugën për avansim meritor të shumë
administratorëve.

Realizimi i këtij premtimi solli 100% përmbushje të programit të
premtuar nga ana e BDI në zgjedhjet e vitit 2016.