Rustemi dënon ofendimet ndaj institucioneve arsimore në vend që bëhen nga oponentët politik

Kryetari i forumit rinor të BDI-së, Avni Rustemi përmes një shkrimi në fejbuk, dënon ofendimet ndaj institucioneve arsimore në vend që bëhen nga oponentët politik

Marketing

Ja postimi i plotë i tij:

Të dashur aktivistë, e dashura rini,

Po përballemi me një sfidë shumë të madhe gjatë kësaj periudhe, edhe atë me pandeminë COVID-19, e cila për fat të keq është duke marë edhe viktima. Për neve si FRBDI me rëndësi primare është të tejkalohet kjo pandemi sa më shpejtë, dhe të rikthehemi në normalitet. Shëndeti dhe jeta e qytetarëve është me rëndësi primare për neve!

Për fat të keq shoh postime nga oponentët politik, që mundohen edhe gjatë kësaj pandemie të fitojnë pika politike. Gjuha e urrejtjes, ofendimeve, sharjeve tek ato ka ekzistuar dhe do të ekziston. Edhe më shqetësuese është se po plasohet edhe tek forumet rinore të tyre. Kjo është si pasojë, se të njëjtit nuk kanë aftësi të paraqesin platforma, programe për të mirën e qytetarëve por tentojnë duke u marë me oborrin e të tjerëve të përfitojnë pikë për vete. Nuk do të merem me statuse private të postuara në rrjete sociale, për shkak se është e drejtë e secilit të komentojë çfarë të dojë. Është mirë që ne të angazhohemi në të mirën e të rinjve të vendit tonë, të punojmë për to, dhe ti lëmë rininë të na vlerësojë për punën tonë, dhe të mos vlerësohemi vetë !
Më vjen keq kur shoh se gjatë gjithë kohës ofendohen nga po të njëjtit institucionet, shkollat, universitetet dhe haron se për të njëjtat është dashur punë dhe sakrificë për të arritur që ne sot si të rinjë të gëzojmë shumë të mira nga ato! Më vjen keq që shoh se i njëjti person thekson se është i lumtur që nuk ka studijuar në universitetet e degraduara të vendit tonë, por haron se mbi 90% e aktivistëve të tij, janë pikërisht të edukuar në këto vatra të dijes, të cilat bashkërisht i kemi ngritur dhe vazhdojmë ti mirëmbajmë. Duke mos dashur më tepër të merem me punë që nuk vlejnë të theksohen gjatë kësaj periudhe, unë ju uroj shëndet, dhe të kujdeseni gjatë kësaj periudhe të pandemisë!

P.S. Përsa i përket sharjeve, ofendimeve, i nderuar Arianit Xhaferi, ne si forum rinor, bëmë një postim, ku distancohemi dhe jemi kundër gjuhës së urrejtjes dhe fyerjeve dhe njëkohësisht i ftuam të gjithë aktivistët, që të mos merren me fyerje, ofendime. Ofendimi më i rëndë është ai që u bëhet institucioneve vendore, që për fat të keq po plasohen nga oponentët politik. Jemi pro asaj që të realizojmë fushata duke plasuar ofertat dhe platformat tona!” – thotë Rustemi

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=3561732107176644&id=100000196706458