Sekretari shtetëror në Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Adem Avziu njofton se prej sot të punësuarit në administratën publike, detyrat e tyre të punës i kryejnë nga vendet e tyre të punës.
Ja postimi i tij i plotë:
“Prej sot, të punësuarit në administratën publike, detyrat e tyre të punës i kryejnë nga vendet e tyre të punës.
Për të qenë të sigurtë se me këtë mënyrë të punës, asnjërit nuk do t’i kanoset rreziku, theksojmë dhe kërkojmë që në mënyrë rigoroze të respektohen masat dhe rekomandimet e Qeverisë!
📍 Secili i punësuar detyrimisht duhet të mbajë pajisje personale mbrojtëse në fytyrë (maskë) gjatë kohës së kryerjes së detyrave të punës në vendin e punës;
📍 Të mbahet distancë fizike minimale dhe kontakt ndërmjet personave të punësuar;
📍 Të shmangen grupime dhe tubime;
📍 Të mbahet qëndrimi që komunikimi të bëhet nëpërmjet telefonit (telefon lokal/celular);
📍 Rregullisht të mbahet higjiena personale dhe higjiena e hapësirave të punës; dhe
📍 Takimet zyrtare interne të mbahen nëpërmjet mënyrës alternative (aplikacione të komunikimit në internet).
Gjithashtu, në fuqi është edhe protokolli i miratuar për mbajtjen e takimeve të punës 👥
Plotësim, masa për lirim nga puna, vazhdon të vlejë për:
👉personat e sëmurë kronikë;
👉gratë shtatëzëna;
👉prindërit të cilët kanë fëmijë deri në 10 vjeç;
👉prindërit e vetëm;
👉prindërit e fëmijëve me aftësi të kufizuara të cilët i shfrytëzojnë qendrat ditore
👉personat të cilët shkojnë në punë me shoqërues – persona tërësisht të verbër;
👉personat të cilët lëvizin me karrocë për invalidë; dhe
👉personat me aftësi të kufizuar intelektuale të moderuar dhe të rëndë.”- thotë Avziu
Për më shumë ndiq linkun:
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=245486280205200&id=100042314893063