Duka: Në Dibër tashmë një kohë të gjatë nuk janë bërë testime për Kovid-19

Kryetari i Komunës së Dibrës, Hekuran Duka, i cili menaxhon edhe me Shtabin operativ të komunës në konferencën e sotme për shtyp, informoi se për një kohë të gjatë nuk janë bërë testime për Kovid-19.

Marketing

“Si Shtab operativ, ne kërkuam nga Njësia e punës e Qendrës për Shëndetin Publik dhe Spitali i Përgjithshëm që të fillohet me marrjen e strishove te personat që janë të dyshimtë, në mënyrë që t’i zbulojnë bartësit e mundshëm të virusit, ose eventualisht të sëmurë. Vetëm atëherë ne do të jemi në gjendje të flasim nëse ka apo jo të infektuar të rinj në Dibër, tha Duka.

Siç informoi ai, në kopshtin e fëmijëve “Breshija” në Dibër, skriningu për punonjësit do të bëhet në tetin ose nëntin e këtij muaji.

Ai shtoi se situata në vend, veçanërisht në disa komuna, në selinë e Shtabit Operativ u vlerësua si shumë alarmante sepse, siç tha ai, shifrat tregojnë një përkeqësim të situatës epidemiologjike në vend.

“Një situatë e tillë duhet të na alarmojë neve si qytet dhe ta rrisim nivelin e gatishmërisë për t’u përballur me një krizë të re të mundshme epidemiologjike me Kovid-19. Kjo është arsyeja pse unë apeloj tek qytetarët nëse kanë simptoma, të tilla si temperaturën e lartë të trupit, kollën, ethe, të lajmërohet në njësinë e punës së shëndetit publik që të merret strisho e tyre”, theksoi ai.

Në të njëjtën kohë, ai u kërkoi qytetarëve dhe subjekteve afariste që t’i respektojnë në mënyrë rigoroze masat, siç është mbajta e maskës mbrojtëse, ruajtja e distancës fizike, dezinfektimi i ambienteve të punës dhe të ngjashme.