Zyrtare, Championship rinis më 20 qershor!

Pas Premier League një tjetër kampionat në ishull do të rifillojë javën e 3-të të qershorit. Kampionati elitar në Angli do të rinisë këtë sezon në 17 qershor, ndërkohë Championship kategoria e dytë në Angli ka vendosur 20 qershorin si datën e rifillimit.

Marketing

EFL (Liga e Futbolli Anglez që përfshin Championship, League One dhe League Two) komunikon se ndeshjet do të zhvillohen me dyer të mbyllura. Gara për ngjitjen në Premier League është e fortë dhe rivaliteti nuk mungon.

Leeds kryeson me 71 pikë dhe ndiqet nga WBA me një pikë më pak. Dy skuadrat e para ngjiten direkt në elitë, ndërsa ekipi i tretë përcaktohet nga ndeshjet play-off mes atyre që renditen nga vendi i tretë në të gjashtin.