Provim pranues për Gjimnazin e ri matematiko-informatik

Provim pranues për nxënësit, të cilët janë të interesuar të regjistrohen në shkollën e re – Gjimnazi matematiko-informatik, do të organizohet sot dhe të enjten, me kontroll me shkrim të diturisë së tyre për lëndët matematikë (2 qershor) dhe fizikë (4 qershor).

Marketing

Provimet do të zgjasin nga 120 minuta dhe do të mbahen në hapësirat e shkollës së mesme “Zdravko Cvetkovski” në Shkup. Në vitin shkollor 2020/2021, aty do të vendosen dy paralele (nga 34 nxënës në gjuhën shqipe dhe gjuhën maqedonase) në gjimnazin e ri për nxënës të cilët janë të talentuar për këto lëndë dhe i cili u paralajmërua disa vite.

Për nxënësit të cilët dëshirojnë të regjistrohen, MASH në mars ka publikuar shpallje për parashtrimin e letrës me interes. Ministri Arber Ademi për MEDIAL-n deklaroi se jehona më e madhe ka qenë për paralelen në gjuhën maqedonase sesa në paralelen në gjuhën shqiope dhe theksoi se shkolla e re do të jetë vlerë e shtuar në sistemin arsimor kombëtar.

Numri i të interesuarve nuk është i madh, ashtu që nuk ka anulim të provimit pranues me testimin për dy lëndët më 2 dhe 4 qershor. Por me rekomandim të Komisionit për sëmundjen infektive, Qeveria edhe për këtë provim miratoi protokoll se si të zbatohet, ashtu siç janë miratuar edhe protokollet për regjistrimin e nxënësve të klasës së parë, për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme në afatin e qershorit në gjysmën e dytë të muajit dhe për dhënien e provimeve në fakultete në sesionin e qershorit.

Sipas protokollit, në shkollën e mesme “Zdravko Cvetkovski” duhet të sigurohen të gjitha kushtet sanitaro-higjienike dhe në mënyrë të obliguar të dezinfektohen bankat në hapësirat ku nxënësit do t’i japin provimet. E obligushme është mbajtje e maskave dhe të ketë distancë fizike mes nxënësve prej të paktën dy metrave. Në një klasë mund të ketë më së shumti 10 nxënës, ndërsa prindërve të tyre nuk u lejohet hyrja në klasë.

Provim pranues për Gjimnazin e ri matematiko-informatik

Informata për mënyrën e paraqitjes dhe afatet, si dhe për testimin për lëndët, janë në thirrjen publike, të cilën e publikoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës.