Autopsia e pavarur nga ekspertët e punësuar nga familja e George Floyd dhe Ekzaminuesi Mjekësor i Qarkut Hennepin të hënën ka treguar se Floyd vdiq nga “asfiksimi nga presioni i qëndrueshëm” kur polici nga Minneapolis, Derek Chauvin kishte ushtruar forcë me këmbë në qafën dhe shpiën e tij. Presioni ndërpreu qarkullimin e gjakut në trurin e tij, përcaktoi kjo autopsi.
Por zyra e ekzaminimit mjekësor, në raportin e saj të lëshuar gjithashtu të hënën, tha se shkaku i vdekjes ishtë arresti kardi-pulmonar që komplikon zbatimin e ligjit. Arresti kardiopulmonar do të thotë që zemra e Floyd dështoi.
Ekzaminuesi mjekësor nuk përmendën asfiksimin. Ndërsa ekzaminim zyrtar i Qarkut Hennepin i kryer nga ekspertët që kishin punësuar familjarët e viktimës nuk gjeti asnjë dëshmi se vdekja e tij ka ardhur nga një arrest kardiak.
Doktor Micheal Badel dhe Allecia Ëilson, që kryen autopsinë e Floyd në mënyrë private janë shprehur se edhe prangat dhe pozicioni ndikuan në vdekjen e tij sepse dëmtuan diafragmën.