Osmani: Çdo kompani të caktojë “Kovid koordinatorë”

Zv/kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani pas vizitës së tij në Shtip theksoi se në mënyrë që fabrikat të funksionojnë pa pengesa dhe të fillojë rikthimi i ekonomisë do të duhet të respektohen masat për mbrojtje nga koronavirusi. Osmani tha se kompanitë dhe institucionet e ndryshme duhet të caktojnë koordinator të posaçëm për monitorimin e sëmundjes dhe masave parandaluese në çdo institucion, kompani ose organizatë.

Marketing

“Kemi arritur në përfundimin për të vendosur të ashtuquajturit Kovid koordinatorë në kompani, por edhe në institucionet shtetërore, të cilët do të kenë kompetenca direkte për të monitoruar zbatimin e masave dhe rekomandimeve brenda organizatave dhe institucioneve, si dhe për të mundësuar komunikimin e tyre më të lehtë”, tha zv/ kryeministri Bujar Osmani gjatë vizitës së tij në Shtip.

Marketing