Mësimi online, UNSHSHM: Sistemi dëmtoi kategori të caktuara

Unioni i Nxënësve Shqiptarë të Shkollave të Mesme, ka adresuar një sërë vërejtesh ndaj mësimit on-line.Kryetari i unionit Blendi Hodai tha se më të dëmtuar janë nxënësitë e venbanimeve rurale dhe ata me nevoja të veçanta e të failjeve që evidentohen si raste sociale, pasi, jo të gjithë nxënësë kanë pajisje dhe qasje në internet dhe jo të gjithë kanë mundësi për të mbuluar shpenzimet e mësimit nga distanca. UNSHSHM është kundër vlerësimit dhe notimit on-line.

Marketing

”Situata është larg nga idealja. Përderisa institucionet arsimore private veçmë se kishin në përdorim platformën on line ,para krizës në institucionet publike të arsimit të mesëm, platformat për mësimdhënie në distancë nuk përdoreshin ose jo të paktën në të njejtën masë. Mbyllja e shkollave thelloi pabarazitë dhe do të kenë pasoja afatëgjate, ndërsa më të prekur janë ata që jetojnë në hapsira rurale dhe nevoja veçanta… UNSHSHM që në fillim ka deklaruar se është kundër çdo lloj të testimit on-line përshkak se sjell pabarazi dhe notim jo korrekt. Mungesa e investimit në digjitalizim në të kaluarën në RMV, e komplikon çështjen e integrimit të metodave dhe mjeteve në formë digjitale.”- tha Blendi Hodai, kryetar i UNSHSHM-së.

Nga UNSHSHM u apleojnë autoriteteve që të përgadisin plan konkret për mbështetje më të madhe të nxënësve që ende nuk kanë qasje në mësimin on-line. Ata vlerësojnë ndërkohë, se me respektimin e përpiktë të rekomandimeve, në shtator mund të fillojë mësimi në objektet shkollore.

Marketing