Grushte ndaj lojtarit serb, Federata kroate merr vendimin për Eros Grezdën

Federata kroate e futbollit ka vendosur të pezullojë Eros Grezdën për 4 ndeshjet e ardhshme.

Marketing

Futbollisti shqiptar u dënua pasi në fund të takimit që Osijeku luajti në fushën e Rijekës, ka goditur me grusht lojtarin e skuadrës kundërshtare, Mirko Çolak.

Ngjarja ndodhi në parkingun e stadiumit, por ngacmimet kishin nisur që në fushën e lojës. Grezda deklaroi se reagimi i tij erdhi për shkak të fyrjeve nga familja dhe etnia nga ana e Çolak, ndërsa sulmuesi i Rijekës e mohoi diçka të tillë.

“Komisioni disiplinor vendosi një pezullim prej 4 ndeshjesh për Eros Grezdën në kampionat ose kupe. Ai u dënua për sulmim fizik ndaj lojtarit të Rijekës, Antonio Mirko Çolak jashtë fushës së lojës në stadiumin e Rijekës pas ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Kroacisë, duke kryer kështu një shkelje të nenit 57 të Rregullave Disiplinore. Përmes klubit, ky vendim iu dorëzua lojtarit”- thuhet në njoftimin e federatës kroate.

Marketing