Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe i bëri thirrje ipeshkvit të Dioqezës së Vardarit, Agatangel, ta tërheqë thirrjen drejtuar besimtarëve t’i vizitojnë tempujt sepse varrezat për Ditën e shpirtrave do të jenë të mbyllura.
“I bëj thirrje ipeshkvit ta tërheqë thirrjen që të vizitohen tempujt. Kjo është një periudhë shumë e ndjeshme në këtë moment të kurbës epidemiologjike dhe kjo thirrje është në kundërshtim me atë që bëjmë tani që të mbrohet shëndeti publik. Dhe, gjithsesi, është në kundërshtim edhe të disa dekreteve të cilat Qeveria i ka miratuar, ndërsa kjo para së gjithash është dekreti për ndalesë për tubime masive. Kjo është diçka që nëse ndodh, seriozisht do ta rrezikojë shëndetin e të gjithëve të cilët do të jenë të pranishëm atje, si dhe shëndetin publik”, tha Filipçe .