Gjendje shqetësuese në komunën e Likovës me koronavirus

Për dy ditë 43 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në Likovë.

Marketing

Dje dhe sot janë regjistruar 43 raste të reja me koronavirus në Komunën e Likovës, ka informuar përmes Facebookut kryetari Erkan Arifi.

“Numri i personave pozitiv me virusin Covid-19, në komunën tonë është tepër shqetësues, pasi që vetëm gjatë 4 dhe 5 qershor 2020, është 43 dhe 1 person ka ndërruar jetë” ka shkruar Arifi në Facebook.

Numri i rasteve të reja sipas fshatrave janë: 17 në Sllupçan, 11 në Mateç, 7 në Nikushtak, 6 në Likovë, 1 në Opajë dhe 1 në fshatin Vaksincë.