“Më vjen mirë që këtë vit bota e shënon 5 qershorin, ditën e mjedisit, në shenjë të natyrës. Vendi ynë është përplot me gjëra të rralla natyrore, ne kemi fatin që të jemi të pajisur me biodiversitet të pasur, por në të njëjtën kohë kemi një detyrim ta ruajmë atë.
Ne vazhdimisht jemi duke punuar në ruajtjen e diversitetit dhe biodiversitetit në vend, dhe në të kaluarën kemi shënuar një numër arritjesh në këtë fushë. Mbetet që të vazhdojmë me përpjekje serioze për të mbrojtur dhe ruajtur fokusin ndaj këtyre aktiviteteve, pasi ato tani janë më shumë se kurrë: Koha është për natyrën! “.