18 vjet BDI, Nikollë Camaj nga Mali i Zi uron Ahmetin

Nikollë Camaj, kryetar i Lidhjes Demokratike Shqiptare dhe drejtues i Forumit shqiptar, nga Malësia e Madhe, ka përgëzuar z. Ali Ahmeti, me rastin e 18 vjetorit të themelimit të partisë Bashkimi Demokratik për Integrim,

Marketing

Në urimin drejtuar z. Ali Ahmeti, Z. Nikollë Camaj, ka potencuar se “shqiptarët kanë nevojë për njerëz të dëshmuar, për njerëz me vizion, për njerëz që duan e që dinë”, sipas tij, mishërimin e të gjitha këtyre e gjejmë tek lideri i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Ja deklarata e plotë e z. Camaj:

Duke përgëzuar dhe uruar Ali Ahmetin dhe BDI-në për përvjetorin e maturisë, dua țë veçoj admirimin që ne në Lidhjen demokratike shqiptare ndjejmë për të kaluarën, e të sotmen e kësaj partie.
Si lider i një partie politike shqiptare, ndoshta nuk është e arsyeshme të mbaj anë, mirëpo kur është fjala për subjekte e personalitete, e kaluara e të cilëve është përplotë sakrifica e përkushtim, për të mirën e përgjithshme, dhe kur është fjala për lider që rrezaton me pjekuri politike, fjalët e të cilit kanë peshë në çdo sofër, siç është Ali Ahmeti, ne nuk mund të kursejmë fjalët.
Fjalën e tij në kongresin partiak, që po e ndaj me ju, ia rekomandoj çdo atdhedashësit, çdo shqiptarit që botën shqiptare e sheh në mjedisin që i takon, në atë europian. Shqiptarët kanë nevojë për njerëz të dëshmuar, për njerëz me vizion, për njerëz që duan e që dinë, e mishërimin e të gjitha këtyre e gjejmë tek autori i kësaj fjale. Personalisht e kam takuar vetëm njëherë, pa mundësi që të njihemi nga afër, por ajo që di për të, nga koha kur fliste grykëholla, dhe nga koha kur fliste FJALA, mendoj se eshte një shembull i mirë për të ardhmen tonë të përbashkët.
Urime vëllezër!