Filipçe: Shpejtësia e lajmit, jo mbi kurrizin e shëndetit

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe përmes profilit të tij në Fejsbuk ka ftuar mediat të mos shpejtojnë në publikimin e lajmeve të pakonfirmuara pasiqë me këtë shkaktohet konfuzion te banorët dhe mosbesim ndaj insttucioneve.

Marketing

Publikimi i numrit të të prekurve të rinjë nuk guxon të jetë garë për ekskluzivitet, pasiqë bëhet fjalë për informata të ndjeshme mbi shëndetin dhe jetën e qytetarëve. Publikimi i informacioneve të paknfirmuara aq më tepër është e papranueshme pasiqë ministria e Shëndetësisë në mënyrë të rregullt publikon të gjitha informacionet.

Filipçe gjithashtu ka apeluar qytetarët që të japin informata të sakta dhe të plota të anketave epidemiologjike.

“Mjekët janë këtu të kujdesen për ne. Të jemi të sinqertë me to dhe të japim informata të sakta dhe të plota të anketave epidemiologjike. Përgjegjësia është e jona, beteja e përbashkët. Nga ne varet”, ka shkruar Filipçe.