Bajern vendos “dorën” tek titulli kampion

Bajerni i Mynihut asfalton edhe Leverkusenin dhe hedh një tjetër hap të madh drejt titullit kampion. Skuadra e trajnerit Flik vijon të jetë +7 në raport me Dortmundin pas ndeshjeve të javës së 30. Bavarezet e shkatëruan ekipin vendas në lojë e rezultat duke fituar 4 me 2. Të zotët e shtëpisë shënuan të parët me Alarion por Bajern ofroi spektakel në vazhdim duke shënuar tre gola me anë të Koman, Gorecka dhe Gnabri. Kryesuesit e kampionatit thelluan diferencen e golave në minutën e 66 me anë me bomberin Levandovski. Virtz në fund thjesht shkurtoi diferencat në 2 me 4 për Leverkusen. Me 4 ndeshje nga fundi Bajerni ka tashmë njërën dore tek titulli ndërsa Leverkusen ndan vendin e 4 dhe te 5 me Gladbah. Dortmund iu përgjigj kryesuesve pak më vonë duke fituar 1 me 0 ndaj Hertës, por ky sukses mund të mos mjaftojë për të ndalur marshimin bavarez. Emre Can ishte emir I suksesit të Dortmund në këtë përballje.Rezultati më surprise I javës së 30 erdhi nga dueli Laipcig-Paderborn. Skuadra e Gjasules shokoi të zotët e shtëpisë duke rrëmbyer një barazim 1 me 1 vetëm në minutën e 92 me anë të Strohdiek. Mesfushori kuqezi luajti 76 minuta si titular dhe u ndeshkua për herë të 16 në këtë edicion me karton të verdhe. Barazimi si bëri asnjë punë Paderbornit që është thuajse I rënë tashmë por shokoi Laipcig që humbet pikë të arta për garën e zonës champions, duke qënë I treti vetëm 3 pikë larg dyshes Gladbah-Leverkusen.

Marketing