Italia raporton numrin më të ulët të vdekjeve nga Covid-19 që prej marsit

Që prej ditës së djeshme, Italia ka raportuar 53 vdekje lidhur me koronavirusin e ri, duke çuar në total numrin e jetëve të humbura 33.899. Kjo është shifra më e ulët e rasteve në vend që prej 7 marsit.

Marketing

Vendi regjistroi vetëm 197 raste të reja nga 49,478 teste të zhvilluara gjithsej, respektivisht një rritje prej vetëm 0.08 përqind.

Lombardia vazhdon të jetë epiqendra e virusit, pasi vetëm nga ky rajon u raportuan 125 teste të reja pozitive. 21 nga 53 vdekjet vijnë nga regjioni më i prekur italian.

Përveç Lombardisë, asnjë rajon tjetër nuk pati më shumë se 15 raste të reja që nga dje.

Gadishulli ka 35.262 raste aktive me virusin që shkakton sëmundjen Covid-19.

“Ne jemi jashtë fazës akute të pandemisë. Tani jemi në epokën e të jetuarit me koronavirus”, tha zv / ministri i shëndetësisë Pierpaolo Sileri për Sky Italia.