Deputeti i BDI-së Arban Grubi në intervistën për Tv Sitel është shprehur që slogani “Një Shoqëri për të gjithë” e promovuar nga partneri i koalicionit qeveritar, LSDM ende nuk ka arritur nivelin e duhur, duke pasur para sysh që ende ekziston drejtësi selektive dhe padrejtësi gjatë punësimeve.
“Ju si Sllavica do të punësoheni si shqiptare në administratë. Pamë raste të tilla të panumërta. Shohim përfaqësim jo adekuat në shumë pozicione dhe reagimet e fundit të dy subjekteve politike maqedonase për idenë e BDI flet për paragjykim ndaj pjesës tjetër etnike të shoqërisë. Kjo flet për mosgatishmëri nga ana e tyre që të pranojnë barabarsi me një shqiptar apo ndonjë përfaqësues të ndonjë komuniteti tjetër”, tha Grubi.
Sipas tij, për këtë shkak është BDI këtu për të tejkaluar këto paragjykime dhe të tregon se si në Parlament, Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën Supreme, Federatën e Futbollit apo më herët me Ministrinë e Brendshme apo Ministrinë e Mbrojtjes, se me menaxhimin e këtyre institucioneve do të tregojmë lojalitet ndaj shtetit dhe do të dëshmojmë se jemi të përkushtuar që të mbrojmë interesat e shtetit dhe të integrojmë shtetin në BE siç e integruam në NATO”.