Kryeministri shqiptar, Grubi: Më së shumti na duhet mbështetja e shqiptarë

Deputeti i BDI-së, Artan Grubi në intervistën për edicionin e lajmeve në Sitel TV, është pyetur për idenë e Kryeministrit shqiptar, dhe nëse BDI ka mbështetjen e subjekteve tjera politike shqiptare, respektivisht nëse BDI ka bisedime me partitë e tjera shqiptare rreth kësaj ideje.

Marketing

“Neve më së shumti na duhet mbështetja e qytetarëve shqiptarë por edhe qytetarëve të tjerë të cilët do ta mbështesin këtë iniciativë dhe që do të vlerësonin që BDI e realizon atë që e premton. Besoj që edhe partitë e tjera shqiptare do t’i bashkëngjiten idesë së BDI-së par zgjedhjeve parlamentare”, tha Grubi.