Me shumë përgjegjësi t’i respektojmë masat për mbrojtje personale, vetëm së bashku do ta fitojmë koronavirusin.
Tani gjëja më e rëndësishme është që secili prej nesh, pa përjashtim, në mënyrë të vazhdueshme t’i respektojë masat për mbrojtjen e shëndetit.
Tani po hyjmë në një periudhë të rëndësishme të luftës kundër koronavirusit.
Nëse tani të gjithë përkushtohemi, përmes një mbrojtjeje të rreptë personale, do të jemi në gjendje ta minimizojmë numrin e pacientëve të rinj.
Nëse nuk e bëjmë këtë, do të kemi luftë të gjatë dhe të vështirë me virusin dhe një kërcënim për shëndetin, ekonominë tonë, jetën tonë të përditshme.
Virusi është këtu, është i rrezikshëm, edhe pse është e qartë se një numër i vogël i qytetarëve kanë simptoma të tij.
Por, këtu nuk ka rregulla, secili prej nesh është nën rrezik potencial shëndetësor.
Prandaj, ne mund ta fitojmë këtë betejë vetëm nëse të gjithë pa justifikim i respektojmë masat e vendosura nga ekspertë shëndetësorë dhe epidemiologë.
Të gjithë të mbajmë maska, të mbajmë distancë dhe të dezinfektohemi rregullisht. Për ta mbrojtur shëndetin tonë dhe me këtë do ta mbrojmë edhe shëndetin publik.
Jemi të bindur që do të kemi sukses, së bashku do ta mposhtim armikun e padukshëm.
LSDM
Qendra për komunikime me opinionin