Karantinë e detyrueshme për të gjithë personat që hyjnë në Britani

Prej sot hynë në fuqi rregullat e reja sipas të cilave kush shpreh vullnetin për të hyrë në Britaninë e Madhe duhet të shkojë në izolim 14-të ditorë.

Marketing

Personat të cilët hyjnë në vend, përfshirë edhe shtetasit britanik, duhet të japin adresën ku do të vetëizolohen dhe nëse i shkelin rregullat, mund të dënohen me 1.000 funta.

Ministrja e Punëve të Brendshme Priti Patel tha se ligji është miratuar që të parandalohet vala e re e koronavirusit. Megjithatë disa biznese paralajmërojnë se do të goditen shumë rëndë nga rregullat.

Ka përjashtime për punëtorët në disa industri, si dhe për punonjësit mjekësor në disa sektorë.

“Shkenca është e qartë, nëse e kufizojmë rrezikun nga hyrja e rasteve të reja nga jashtë mund të ndihmojmë të ndalohet vala e re katastrofale”, tha Patel.