Në konferencën e sotme për shtyp, Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi informoi për një masë tjetër për mbështetjen e turizmit, e cila u paralajmërua në pakon e tretë të masave të Qeverisë, nga programi Covid 19 në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë.Ministri Bekteshi theksoi se mbështetja e turizmit vendor, i cili është një nga sektorët më të prekur nga korona kriza, është prioriteti kryesor për Ministrinë e Ekonomisë, ndërsa që nga fillimi i korona krizës Qeveria me propozim të Ministrisë së Ekonomisë solli disa masa për mbështetje të këtij sektori. “Sot dua tu informoj se fillojmë edhe me një masë tjetër për mbështetje të turizmit. Ministria e Ekonomisë i propozoi Qeverisë një Program me anë të të cilit do të subvencionohen ngjarje që do të organizohen në kapacitetet e kategorizuara të hotelierisë në vend. Masa parashikon të mbulojë 50% të harxhimeve, por jo më shumë se 30,000 denarë për aplikant për shpenzimet e organizimit të trajnimeve, seminareve, konferencave kapacitetet turistike vendase nga të gjitha organizatat joqeveritare, shoqatat, ndërmarrjet dhe institucionet që planifikojnë të organizojnë ngjajrje në suaza të aktivitetetet e tyre, theksoi ministri Bekteshi dhe ceku se qëllimi i kësaj maseështë të ndihmojë hotelierët në këto momente, në mënyrë që të stejkalojnë më lehtë pasojat e krizës. Ministri sqaroi se masa parashikon mbulimin e shpenzimeve vetëm për deklarimin e hapësirës për organizimin e trajnimit, konferencës ose ngjarjes në kapacitetet hotelierike vendore.„Për realizimin e këtij programi, Ministria e Ekonomisë do të shpall thirrje publike për subvencione për bashkësë njëjtës janë siguruar 15 milion denarë ose 245 mijë euro.Një aplikant do të mund të dorëzojë më së shumti 3 kërkesa për bashkëfinancim të harxhimeve. Aplikanti dorëzon kërkesë pranë Ministrisë së Ekonomisë me një rezervim shtojcë për sallën e trajnimeve,seminareve, konferencave, etj. dhe një marrëveshje me objektin hotelierierik me një faturë të bashkangjitur dhe një përshkrim të shkurtër të ngjarjes. Ministria e Ekonomisë nënshkruan Sektori i Koordinimit të aktiviteteve të ministrit
marrëveshje me organizatorin e ngjarjes dhe brenda 7 ditëve pas nënshkrimit të saj, fondet e aprovuara transferohen në llogari të organizatorit të ngjarjes, sqaroi Ministri Bekteshi.Ministri deklaroi se edhe masat tjera brenda Ministrisë së Ekonomisë për mbështetjen e sektorit të turizmit dhe hotelierisë janë duke u zbatuar vazhdimisht.„Dua tu informoj gjithashtu se Platforma domasiedoma.gov.mk dhe pushimenevend.gov.mk janënë fazën përfundimtare, përmes së cilës do të realizohet masa për vauçerët për turizëm vendor të Ministrisë së Ekonomisë.Platforma do të jetë funksionale deri në fund të javës.Përmes kësaj platforme Ministria e Ekonomisë do ti dërgoj vauçerët për turizëm vendor deri tek të gjithë qytetarët që i plotësojnë kushtet. Vauçeri me përmbajtje të QR kodit qytetarëve do tu dërgohet nëpostën elektronike të cilën e kanë dorëzuar në Drejtorinë për të ardhura publike, nënvizoi Bekteshi dhe shpjegoi se masa parashikon që të gjithë qytetarët e punësuar që kanë të ardhura që nuk i kalojnë 15,000 denarë në muaj, të marrin vauçerë prej 6,000 denarëve të cilin do të mund ta përdorin në objektet turistike vendore, por edhe një kartelë pagesore prej 3,000 denarëve që mund të përdoret në të gjitha objektet hotelierike dhe në vend. „Qytetarët do të mund të kontrollojnë në Platformë nëse janë në listë, dmth nëse plotësojnë kushtet për vauçer për turizëm vendor, gjithashtu do të mund të zgjedhin se ku, do të thotë në cilin kapacitet turistik apo hotelierik do të mund ta përdorin të njëjtin.Në platformë do të publikohen ofertat e të gjitha objekteve turistike-hotelierike të kategorizuara në të gjithë vendin, përkatësisht kapacitetet me të cilat disponojnë për të pranuar turistë, potencoi ministri.Qytetarët vauçerët e pushimeve në kapacitetet turistike të vendit do të mund ti përdorin nga 15 korriku 2020 deri më 15 dhjetor 2020.