Mjeku shqiptar publikon lajmin e mirë: Virusi po përshtatet duke u zbutur

Epidemiolog Klinik, Ilir Alimehmeti ka publikuar një studim teknik nga University College London, i cili sipas tij zbulon se origjina kohore e SARS-CoV-2 daton ndërmjet datës 8 Tetor 2019 dhe 11 Dhjetor 2019.

Marketing

Në një postim në rrjete sociale, Alimehmeti shkruan se ky studim është i një rëndësie të vëcantë sepse zbulon qartë që Kina gënjeu dhe tregoi kurba të shtrembëruara të epidemisë.

Ai shton se mbi gënjeshtrat kineze u bazuan edhe 4 supermodelet e projeksioneve, më i famshmi Ferguson et al., të cilat detyruan të gjithë shtetet të zbatonin lockdown-et dhe bllokimin e lëvizjeve.

Ai po ashtu shtoi se në 198 zona të ndryshme gjeografike të botës, virusi po zbutet duke u përshtatur me njerëzit.

Postimi i plotë:

🙏 Dy lajme shume te mira miqte e mi! 🙏

🇬🇧 Nje superstudim shume teknik i University College London gjen se:

✅ 1. Origjina kohore e SARS-CoV-2 daton ndermjet dates 8 Tetor 2019 dhe 11 Dhjetor 2019.

❓Pse eshte e rendesishme?
🥊 Sepse zbulon qarte se Kina genjeu dhe tregoi kurba te shtremberuara te epidemise.

➡️ Mbi genjeshtrat kineze u bazuan edhe 4 supermodelet e projeksioneve, me i famshmi Ferguson et al., te cilat detyruan te gjithe shtetet te zbatonin lockdown-et dhe bllokimin e levizjeve.

➡️ Siç eshte thene edhe me pare, projeksionet bazohen mbi te dhena te meparshme.

➡️ Nese te dhenat jane genjeshtra te ndergjegjshme, edhe modelet jane genjeshtra te pandergjegjshme dhe, si rrjedhoje, masat shteterore kane qene te keqinformuara prej modelisteve te papergjegjshem.

🆘️ Ne ambientet teknike perdoret shprehja “Garbage in! Garbage out!”.

✅ 2. Ne 198 zona te ndryshme gjeografike te botes virusi po i nenshtrohet pershtatjes me njerezit, duke u zbutur.

🌍 Tani mund ta themi me plot gojen qe virusi eshte shume me i bute se me pare, dhe mund ta themi te bazuar mbi evidenca dhe jo mbi thashetheme.

Forca miqte e mi!

🥇 Natyra dhe imuniteti njerezor kane qene gjithnje me te forta se çdo mase shteterore!

🥇 Miliona vite evolucion jane mbrojtje shume me e forte se dy-tre muaj mbyllje shteterore!

Dr. Shk. Ilir Alimehmeti
Epidemiolog Klinik
Fakulteti i Mjekesise, UMT