Maksuti pro idesë për kryeministër shqiptar: Kryeministri zgjidhet nga shumica politike dhe jo nga shumica etnike

Mersim Maksuti

Marketing

KRYEMINISTRI ZGJEDHET NGA SHUMICA POLITIKE E PARLAMENTIT DHE JO NGA SHUMICA ETNIKE THOTË KUSHTETUTA

Shqiptarët në kontinuitet dhe në mënyrë plotësisht legjitime kanë qenë pjesë e mazhorancës dhe qeverisjes politike në këtë vend, prandaj mund të jetë i propozuar dhe i zgjedhur nga radhët e kësaj mazhorance dhe një kandidat shqiptar për Kryeministër.

Çdo ide dhe iniciativë progresive që afirmon barazi etnike, forcon bashkëjetesën dhe sfidon e reflekton realitetin binacional të këtij vendi duhet mbështetur dhe fuqizuar më tej.

Maqedonia e Veriut kohën e fundit dëshmon modelin e një shembulli pozitiv ku kandidatët e propozuar qoftë në zgjedhje për President të shtetit, Kryetar të Kuvendit apo kryetarë komunash kanë marrë mbështetje binacionale.

Me lojalitetit politik që treguan shqiptarët dhe në bazë të drejtës së tyre si element konstituiv në këtë vend, që në një nga tre pushtetet kryesore bartës të jenë shqiptarët ku këtë radhë me plotè meritë iu takon posti i Kryeministrit.