Largimet nga Aleanca për Shqiptarët nuk kanë të ndalur!
Pas kryetarit të degës së Tetovës, sot përmes një postimi në fejsbuk edhe Kryetari i Nëndegës së ASH-së nga Poroji, Egzon Imeri ka njoftuar se është larguar nga kjo parti si rezultat I zhgënjimit nga ASH-ja, Zijadin Sela dhe udheheqësit tjerë të kësaj partie sepse politikat e tyre bien ndesh mr interesat kombëtare dhe si të tillë dëmtojnë shqiptarët.
Ja postimi i plotë:
“Unë,Egzon Imeri kryetar i nëndegës së Aleancës për Shwiptarët nga Poroj prej sot largohem nga kjo parti sepse jam mjaft i zhgenjyer si nga kryetar i ASH-së Zijadin Sela dhe udheheqësit tjerë të kësaj partie sepse politikat e tyre bien ndesh mr interesat kombëtare dhe si të tillë dëmtojnë shqiptarët.
Prej sot unë dhe shumë anëtar tjerë të ASH-së nga nëndega Poroj kalojmë në Partinë Demolratike Shqiotare (PDSH).
I ftojë edhe të tjerët të pakënaqurit e ASH-së të rikthen në PDSH si e vetme parti që mbron interesin tonë” – ka shkruar Egzon Imeri! tetovasot