Vdes legjenda e Manchester Unitedit

Tonny Dunne, i cili ishte pjesë e skuadrës së Manchester Unitedit në triumfin e vitit 1968 në Kupën Evropiane, ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare.

Marketing

Dunne i ishte bashkuar “Djajve të Kuq” nga Shelbourne në vitin 1960 dhe gjatë kohës së tij në Old Trafford i bëri 535 ndeshje, duke u bërë kështu lojtari i tetë me më së shumti paraqitje në histori të klubit, transmeton Gazeta Express.

Mbrojtësi anësor arriti ta fitojë dy herë titullin e ligës gjatë 13 vjetëve të tij në Manchester United – në vitet 1965 dhe 1967 – si dhe titullin e FA Cup.

Për më tepër, Dunne kishte luajtur në secilin rung gjatë rrugëtimit të skuadrës së Matt Busby drejt titullit të kampionit të Evropës në vitin 1968, kur Manchester Unitedi ishte bërë klubi i parë anglez që e kishte fituar atë titull.

Manchester Unitedi e kishte mposhtur Benfican me rezultat 4:1 në atë finale që kishte shkuar në kohën shtesë. Në finalen që u zhvillua në Wembley, për Manchester Unitedin shënuan Bobby Charlton, George Best dhe Brian Kidd.

“Njëri ndër mbrojtësit tanë anësorë më të mirë. Pjesë kyçe e skuadrës fituese të Kupës Evropiane 1968. Një lojtar që i bëri 535 paraqitje me fanellën e kuqe të Manchester Unitedit”, shkruan gjiganti anglez.