VMRO-DPMNE: Dëshira e Zaevit për pushtet u kushton qytetarëve shëndet

Dëshira e Zaevit për pushtet u kushton qytetarëve shëndet.

Marketing

Numri ditor treshifror i personave të rinj të infektuar nga Kovid-19 e konfirmojnë paaftësinë e LSDM-së.

Numri që e tejkaloi 3.150 të infektuar është katastrofal. Në një situatë të tillë, është anormale që LSDM-ja dhe Zaev të flasin për zgjedhjet më 5 korrik.

Në listën e “Forbs”, jemi renditur në vendin e 103-të në botë, gjegjësisht jemi në grupin e vendeve të pasigurta sa i përket ballafaqimit me epideminë.

Por për fat të keq, kjo nuk është e mjaftueshme që LSDM-ja të heqë dorë nga ideja e mbajtjes së zgjedhjeve të shpejta.

Zoran Zaev e vuri në rrezik jetën e mijëra njerëzve, kështu që bëri një rrëmujë në vend me masa konfuze.

Derisa zyrtarët e tij po shëtisin nëpër Mavrovë dhe Berovë, populli ishte i mbyllur në katër mure.

VMRO-DPMNE është ndryshe nga LSDM-ja. LSDM-ja për tre vjet ka sjellë një regjim hibrid, duke e rritur korrupsionin, krimin dhe varfërinë në të gjithë vendin.

Qendra për komunikime e VMRO-DPMNE-së