Ninxha: Kisha për detyrë ta ndiqja Jovçe Remenskin

Nga 65 ditë un 55 ditë isha në protesta. Në protesta ishte edhe Jovçe Remenski, ndërsa nga ana e Vladimir Atanasovskit e kisha për detyrë ta ndiqja, të shoh nëse po incizon dhe çfarë po bënte. Zoran Zaev dhe Oliver Spasovski gjithashtu u ndoqën, deklaroi dëshmitari Aleksandar Vasilevski-Ninxha në seancën e sotme për organizatorët e 27 prillit.

Marketing

Vasilevski, i cili është një nga 16 të pandehurit e dënuar me gjithsej 211 vjet burg për hyrjen e dhunshme në Kuvend më 27 prill 2017, në gjykimin e sotëm si dëshmitar, tha se ishte i ndjekur edhe analisti politik Albert Musliu, të cilit nga një ekip special nga DSK-ja në shtëpinë e tij i janë vendosur kamera.

“Më 27 prill, rreth orës 17:30, Spiro Ristovski më telefonoi dhe më pyeti si është situata. U ktheva në Dion dhe rreth orës 18:03 me Vele Petrushevskin, u nisëm për në shtabin e VMRO-DPMNE-së. Petrushevski mbeti në bufe. Un u ngjita në katin e 8. Aty kishte një sallë takimesh, ku i pashë Mitko Çavkovin, Spiro Ristovskin, Mile Janakievskin, Biljana Brishkoskan. Çavkov më vështroi sikur të më pyeste se çfarë po kërkoja këtu, ndërsa unë e prisja Sasho Mijallkovin, por ai nuk ishte aty. Nga atje, të gjitha urdhrat u dhanë për 27 prillin”, deklaroi Vasilevski.
Në shtabin e VMRO-DPMNE-së, dëshmoi Vasilevski, diku rreth orës 18:30 hyri Vlladimir Atanasovski.

“Unë u largova nga shtabi diku në orën 19:05. Vlladimir Atanasovski i veshur me tuta, më dha udhëzime të raportoja. Në këmbë me Vele Petrushevskin para portës triumfal pashë shumë anëtarë të një ekipi të fshehur. Goran Grujoski kishte një ekip të fshehur nga 25 deri në 30 persona, ata më kërcënuan të mos hiqja dorë se do të përfundoja si Kosta Kërpaç”, deklaroi Ninxha.

Spiro Ristovski, tha Vasilevski, së bashku me Kiril Bozhinovskin më 27 prill i mobilizuan të gjitha komitetet komunale të VMRO-DPMNE-së dhe duhet të shkojnë në Shkup.

Martin Llazarov, djali i Dushko Llazarov nga DSK-ja, rreth orës 23:00 më mori dhe më dërgoi në një nga bazat e DSK-së. Sasho Markovski dhe Nikolla Boshkovski ishin aty. Kishin hard disqe. Vlladimir Atanasovski dha urdhër të asgjësohen. Sasho Markovski i asgjësoi hard disqet”, tha Vasilevski.

Me urdhër të drejtorit të DSK-së Vlladimir Atanasovski, Vasilevki tha se ka kontaktuar me Jane Çento.

“Ata u mbështetën personalisht nga Vlladimir Atanasovski. Më pas pata një takim me Igor Jug, në Kumanovë, aty ishte edhe Jane Çento. Me mua ishte edhe një agjent i fshehtë. Shoqatat patriotike u përdorën nga Vlladimir Atanasovski, tani ata janë në burg”, tha Vasilevski.

Më 3-4 maj, tha Vasilevski-Ninxha, se në shtabin e VMRO-DPMNE-së e takoi Prokurorin Publik Marko Zvërlevski.

“Le ta dijë publiku se Marko Zvërlevski, Gordana Geshkoska, Zllatko Bishovski ishin në shërbim. Biljana Brishkoska nga kati i 8-të bisedonte me Trajko Veljanovskin”, tha Vasilevski.
Të akuzuar në këtë rast janë ish-kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski, ish-ministrat e Transportit dhe Lidhjeve dhe Arsimit, Mile Janakievski dhe Spiro Ristovski, si dhe ish-drejtori i DSK -së, Vlladimir Atanasovski.

Ata akuzohen se kanë kryer vepër penale “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”.