Të shtunën skadon gjendja e jashtëzakonshme, deri më tani nuk ka paralajmërime për vazhdimin e saj

Deri më tani nuk ka paralajmërim nëse dhe kur do të mbahet seanca e Këshillit të Sigurisë, duke e pasur parasysh se gjendja e jashtëzakonshme, e katërta me radhë, skadon të shtunën, 14 Qershor. Deri atëherë, qeveria pritet të ketë një qëndrim nëse do të bëjë thirrje për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme, nga e cila do të varet data për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Marketing

Deri më tani, nuk ka as paralajmërim për mbajtjen e takimit të liderëve në të cilin partitë politike do të bien dakord për datën për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Zëvendëskryeministrja, Milla Carovska dje deklaroi se janë shterur të gjitha nevojat për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme. Sipas saj, menjëherë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme, duhet të vazhdojnë përgatitje për mbajtjen e zgjedhjeve të cilat sipas afateve ligjore dhe kushtetuese duhet të jenë më 5 korrik.