Këshilltari i Çulevit rezulton pozitiv me koronavirus

Këshilltari i ministrit të Punëve të Brendshme, Naqe Çulev ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Nga MPB informojnë se këshilltari nuk është infektuar në vendin e punës.

Marketing

“Këshilltari për herë të fundit ishte në punë me datë 02.06.2020, kurse testin, ku edhe rezultoi pozitiv me Covid-19 e bëri me datë 06.06.2020. Takimi i fundit që ka pasur ministri me personin ka qenë me datë 24.05.2020. Deri më tani, askush nga kabineti i ministrit nuk është izoluar. Gjithashtu ju informojmë se Ministria e Brendshme ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për mbrojtjen e të gjithë punonjësve në Ministri”, shtojnë nga MPB.