Spasovski: Investuam një miliardë euro në infrastrukturën rrugore

Kryeministri Oliver Spasovski në profilin e tij në Fejsbuk kumtoi se shteti ka investuar një miliardë euro në infrastrukturë rrugore dhe ka realizuar projekte të rëndësishme.

Marketing

“Trashëguam shtet të shkatërruar në të cilin u shpenzuan para për përmendore, përderisa rrugët, spitalet, kopshtet dhe shkollat na shkatërroheshin. Ne kemi qasje sportive”, shkruan Spasovski.

“Janë investuar një miliardë euro në infrastrukturë rrugore, ka përfunduar 80 për qind nga gazifikimi primar dhe sekondar. Po ndërtojmë 260 kilometra autostrada, 300 kilometra rrugë të shpejta, 900 kilometra rrugë lokale. Rehabilituam mbi 1500 kilometra drejtime rrugore. I përmirësuam kushtet në 28 institucione publike-shëndetësore dhe 43 objekte policore.
Ndërtuam tre stacione filtruese. Ndërtuam mbi 320 banesa sociale”, shkruan në profilin e tij në FB, kryeministri Oliver Spasovski.