PDSH prezenton pakon për rimëkëmbje,masat ekonomike të Qeverisë, të zbehta

Sot, Partia Demokratike Shqiptare ka mbajtur konferencë për shtyp në të cilën Driton Ibishi pranë Komisionit për Ekonomi dhe Financa, ka prezentuar pikat e nevojshme për rivitalizimin e jetës ekonomike dhe sociale të qytetarëve.
“Më pak para për qeverinë dhe më shumë para për bizneset dhe qytetarët”

Marketing

Situata e rrënduar i ka sjellë bizneset ne nje pike kritike per ekzistence, disa edhe kane bankrotuar, ekonomia eshte dermuar, numri i te papunesuareve eshte rritur, financat familjare jane dobesuar .

Indikatoret ekonomik shenojne renie dramatike ne krahasim me tremujorin e pare te vitit te kaluar, gje qe deshmon per situaten e palakmueshme te ekonomise.

Duke pasur parasysh keto indikatore dhe industrite e prekura, sektorin e sherbimeve e te prodhimtarise, vleresojme se Qeveria deri tani nuk ka ofruar nje ndihme reale, konkrete, ne mbeshtetje te ekonomise. Keto masa qe ka marre Qeveria per sektorin ekonomik jane te pamjaftueshme. Vleresojme se duhet te ndermerren hapa me adekuat dhe pa burokraci administrative.

Qeveria duhet te sigurohet qe familjet dhe bizneset te mos pesojne dëme ekonomike me efekte afatgjate. Pra, ne kete kontekst Partia Demokratike Shqiptare parasheh dhe propozon qe Qeveria te marre rolin e rregulatorit te denje duke lene anash propagandat partiake dhe te rivitalizoje jeten ekonomike dhe sociale te qytetareve.

Partia Demokratike Shqiptare propozon pika qe do te jene me te prekshme si per familjet po ashtu edhe per bizneset, te cilet jane:

Per familjet/individet:

1. Ndihme financiare prej 100EUR per cdo person mbi 18 vjec

2. Falje te gjobave te shqiptuara gjate gjendjes se jashtezakonshme dhe per faturat qe qytetaret nuk kane arritur t’i shlyejne gjate periudhes pandemike

3. Falje te borxheve publike, per qytetaret e kategorise sociale, si per shembull te faturave, gjobave, tatimeve komunale dhe taksave te tjera.

4. Te gjithe punetore te prekur nga virusi dhe ata qe jane ne vetizolim t’u kompenzohet paga ne masen prej 100% dhe jo ne masen prej 50% te rroges mesatare, duke ju referuar pages mesatare te vitit te kaluar.

Ndersa per bizneset, PDSH kerkon qe Qeveria:

1. Te jep grante direkte dhe perparesi te taksave selektive (skema e granteve te jete ne mes 3,000 Euro deri ne 80,000 Euro per firmat qe kane nevoje urgjente per likuiditet. Skema te realizohet nepermjet Bankes per Zhvillim me kritere dhe procedura te caktuara. Vlera totale e ketyre granteve te jete 250 milion Euro dhe e njejta te shperndahet proporcionalisht dhe drejte sipas zonave statistikore te vendit.

2. Qeveria te garanton te bankat hua per firmat (vlera 500 milion Euro)

3. Subvencionim te huave publike tek firmat nepermjet Bankes per Zhvillim. Qeveria duhet te jep kredi pa interes nepermjet Bankes per Zhvillim qe te mbeshtese firmat, per financim te perkoheshem te kapitalit te tyre punues. Vlera e kesaj mase PDSH propozon te jete rreth 100 milion Euro dhe e njejta te shperndahet proporcionalisht dhe drejte sipas kriterit te zonave statistikore te vendit.

4. Sigurimi i kredive afatshkurte per eksport. Me kete mase ndihmohet sektori i tregtise, qe perben nje pjese vitale te ekonomise se sektorit privat. Vlera e siguruar e kredise per eksport nga qeveria, PDSH, propozon te shkoj ne masen prej 50 milion Euro dhe e njejta te shperndahet proporcionalisht dhe drejte sipas kriterit te zonave statistikore te vendit.

Per te financuar keto vlera, Qeverise i duhet te ridimenzionoje edhe me fuqishem buxhetin e shtetit ne funksion te reduktimit ne masen 0% te shpenzimeve joproduktive, te shfrytezoje me drejte dhe racionalisht te gjitha ndihmat e pranuara nga Unioni Evropian dhe te shfyrtezoje më me efikasitet fondet e siguruara ne emer te huamarrjeve nga institucionet financiare nderkombetare, te cilet behen ne emer te pandemise apo edhe te gjeje rrugedalje per mjete shtese nga keto institucione.

Per te parandaluar keqperdorimet e ketyre mjeteve – masave, pasi ekzistojne indicie per kete, per qellime propaganduese para elektorale dhe elektorale nga partite e medha duhet te kete me patjeter transparence te skajshme per t’i evituar keqperdorimet e mundshme.