Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë akuzon se Ministri teknik i punëve të brendshme Naqe Çulev, po bën shtypje mbi punën e LSM-së dhe formoi sindikatë paralele me qëllim që ta heshtë sindikatën e policisë. Kryetari i LSM-së Darko Dimovski thotë se seancat e krerëve më të lartë të sindikatës mbahen me prezencën e inspektorëve të MPB-së. Informoi se ai personalisht në dy javët e kaluara dy herë është ftuar në stacion policor dhe është informuar se kundër tij është ngritur padi penale.
“Kjo për ne është e patolerushme, sepse me këtë po shkelet Konventa 87, për liri të mbledhjes dhe për këtë qëllim jemi të detyruar të informojmë të gjitha institucionet relevante vendore dhe të huaja. Gjithshtu do të informohen edhe centralet e tona si Sindikata Evropiane dhe ajo botërore dhe do të kërkojmë ndihmë për mos përzierjen e institucioneve të Qevrisë në organizimin dhe veprimin e LSM-së… Askush nuk mundet ti kërcënohet sindikatës. Kemi qëlime programore dhe do ti plotësojmë.”- tha Darko Dimovski, kryetar i LSM-së.
Edhe kryetari i sindikatës së policisë, Marjan Kicev, bëri të ditur se në mars, në kabinetin e ministrit ka marrë kërcënim direkte se nëse nuk ndërpresin me kërkesat e tyre do të formohet sindikatëe re dhe kështu do ti përgjysmohet antarësia.
“Për fat të keq, kërcënimin që e morëm në kabinetin e ministrit filloi të përmbushet. Më 29.04 në MPPS është regjistuar sindikat e tretë e policisë dhe në 13.05 është regjistruar në Regjistrin Qendror ndërsa më 2 qershorë me marrëveshje që është në kundërshtim me dispozitat ligjore dhe marrveshjen kolektive të MPB-së e kurorëzojnë bashkëpunimin.”- tha Marijan Kicev, kryetar i Sindikatës së Policisë.
Kicev kërkoi nga Qeveria që ta bëjë të pavlefshëme këtë marrveshje. Inkurajojnë sindikatat dhe Konfederatat e tjera të cilat mund të jenë të shtypura nga ministri Çulev, t’i paraqesin presionet.