Taravari pa etikë, keqpërdor tragjedinë e Almirit për politikë!

Lufta për pushtet nuk kursen as fëmijët dhe aq më tepër kur ata nuk jetojnë më.Kur shfaqet në të tilla raste një politikan si Arben Taravari atëherë publiku e di se dicka do të ndodhë, më saktë një skandal i rradhës që vjen nga ai, kësaj rradhe më i rëndë,madje shumë i rëndë nën abuzimin politik rreth një fëmijë që nuk është më .Sekretari i Përgjithshëm i ASH-së dhe kreu i Komunës së Gostivarit këtë herë nuk është marrë me shqiptarët që në tavolina qëndrojnë kah pesë njerëz karshi maqedonasve që janë më të ” kulturuar” në betejën kundër Koronës, por ka shënjestruar një vogëlush ,vdekja e të cilit i trondit të gjithë .Taravari i frustruar nga ideja e kryeministrit shqiptarë , ka zgjedhur pikë referimi ose më saktë ka zgjedhur Almirin e vogël i vrarë nga Boban Ilic .Pra ka piketuar një viktimë fëmijë ,kaq të pafajshëm si Almiri që për Taravarin në vend të kryeministrit ai po kërkon drejtësi.Ai ka shkuar kësaj rradhe në skajet më të errëta të asaj që gjithcka mund të quhet por politikë kurrë.
Ai ka trazuar eshtrat e një fëmije për politika ditore .
Për cfarëdo gjëje nuk mund të keqpërdoret politikisht një fëmijë engjull si Almiri frymëmarrjet e të cilit u këputën nga një vrasës që e dijnë të gjithë dhe që e urrejnë të gjithë dhe që kërkuan dënimin maksimal për të.

Marketing

Nuk mund ta përdorësh një fëmijë të vdekur për politika ditore dhe në luftën më të ulët për pushtet.Kjo i kalon të gjitha kufinjtë e njerëzores.Ka plot mënyra se si mund ta kritikosh një pushtet, një sistem drejtësie që mbi të gjitha është i ndarë nga politika dhe që natyrisht duhet pastruar si institucion por nuk mund ta keqpërdorësh fotografinë e një fëmije që as varrin nuk ia kanë vizituar asnjë politikan përfshirë edhe vetë Taravarin.Të paktën një lule ta vendoste mbi atë varr të vogël ,të kësaj krijese të pafajshme që do që politika ti fus hundët të fitojë për poena politikë në kohë fushate .Ky është një akt kaq i ulët dhe kaq i dënueshëm mbi abuzimin e një viktime dhe aq më tepër kur ai është vetëm një fëmijë i pafajshëm.ts