Ditën e sotme pritet që kryeministri Edi Rama të takohet në orën 19:00 me opozitën parlamentare.
Deputeti Myslym Murrizi, kryetari i grupit parlamentar demokrat, së bashku me dy kryetarët e tjerë të grupeve parlamentare të opozitës do të takohen edhe me kryetarin Gramoz Ruçi.
Opozita parlamentare ka ftuar Ramën dhe Ruçin në takim për të diskutuar kërkesën e tyre. Opozita ka paralajmëruar që në kushte të tilla nuk do ta votojë në Kuvend marrëveshjen nga Këshilli Politik për ndryshimet në reformën zgjedhore.