SHBA, mbi 114 mijë të vdekur nga KOVID-19

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 114.189, prej të cilëve 1.064 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Marketing

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i rasteve pozitive me koronavirus në SHBA është rritur për 19.139, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 2.046.577.

Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 788 mijë të infektuar, ndërsa numri i personave të testuar ka arritur në rreth 22,1 milionë.

Shteti i New York-ut mbetet më i godituri në SHBA, me gjithsej 400.660 raste të konfirmuara dhe 30.603 viktima.

Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar Brazili me 742.084 raste, Rusia me 493.657 dhe Spanja me 289.140 raste.