Një polic është sulmuar nga disa njerëz me grushta dhe shkelma, ndërkohë që kalimtarët buzëqeshnin dhe bënin selfie, pa i ardhur në ndihmë. Kjo ngjarje ka ndodhur në Londër.
Federata e Policisë Metropolitane, e cila përfaqëson oficerë me gradë tha se sulmet ndaj oficerëve duket se po rriten.
Një 20-vjeçar dhe një 38-vjeçar janë arrestuar me dyshimin se sulmuan një oficer policie dhe lanë me lëndime të lehta atw dhe kolegen e tij.
Kryetari i Londrës Sadiq Khan është shprehur: Unë dënoj plotësisht sulmin e turpshëm ndaj dy oficerëve të Policisë Metropolitane. Këta oficerë të guximshëm po bënin detyrën e tyre. Ne u kemi borxh një mirënjohjeje të madhe dhe u uroj atyre një shërim të plotë dhe të shpejtë.
Sulmet ndaj policisë sonë nuk do të tolerohen. Unë bëj thirrje që autoritetet t’i japin dënimin që meritojnë.