Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka uruar qytetarët me rastin e 21 vjetorit të Çlirimit të Kosovës nga forcat serbe.
Thaçi thotë se Kosova është përjetë mirënjohës ndaj ndihmës së aleatëve të cilët mundësuan lirinë e vendit.
”Sot u bënë njëzet e një vite çlirim.
Sot, Aleanca Veriatlantike i bëri njëzet e një vite prezencë në Kosovë. Liria e Kosovës është mbi të gjitha rezultat i luftës dhe sakrificës së pashembullt heroike të burrave e grave të vendit tonë.
Në këtë rrugëtim historik, ndihma nga aleatët tanë në NATO është e patjetërsueshme.
Lavdi të përjetshme të gjithë të rënëve. Falënderim të përjetshëm NATO-s, SHBA-së dhe gjithë partnerëve ndërkombëtarë. Mirënjohje të pakufishme të gjithë atyre që çdo ditë, me punë e përkushtim, angazhohen për integrimin dhe forcimin e shtetit dhe kombit tonë! HTH”