Në të kaluarën, ka pasur gjithmonë vetëm dy mundësi se kush do të jetë
Kryeministri i ardhshëm i Maqedonisë së Veriut.
Kandidat ka patur vetëm nga LSDM-ja ose VMRO-ja, dhe kjo gjithnjë merret
si fakt i kryer që Kryeministri duhet të jetë kandidat i njërës prej
këtyre partive.
Këtë herë, për herë të parë në histori, është ndryshe.
Këtë herë, qytetarët kanë garë treshe dhe tre mundësi: Dy kandidatët
maqedonas nga partitë maqedonase të cilët janë sprovuar në të kaluarën,
ose – për herë të parë në histori të votojnë një kandidat shqiptar për
Kryeministrin e parë shqiptar të këtij vendi, një Kryeministër që nuk
përfaqëson vetëm një parti maqedonase, por një Kryeministër, i cili do
të përfaqësojnë të gjithë qytetarët shqiptarë dhe të gjithë qytetarët e
Maqedonisë së Veriut, pavarësisht se cilës etni përkasin.
Monopoli maqedonas politiko – etnik mbi pushtetin ka mbaruar. Kur flasim
për “një shoqëri për të gjithë”, është koha për një ndarje të barabartë
të pushtetit.
Sot, 21 vjet më parë, NATO hyri në Kosovë dhe solli paqe dhe liri për
vëllezërit dhe motrat tona.
Atëherë, bashkëkombasit tanë dhe shumë prej nesh u detyruan të
sakrifikonin jetën e tyre për të drejtat dhe lirinë e tyre.
Sot, kohërat kanë ndryshuar – nuk ka më luftë dhe ne kemi liri dhe
barazi në shumë aspekte.
Por ende duhet të luftojmë për të drejtat tona, ne duhet të luftojmë për
barazi të plotë. Këtë herë, ne këtë do ta bëjmë në zgjedhjet
demokratike, me votën tonë.
Por një gjë sot është e ngjashme si atëherë: Askush nuk besonte në
fillim, se ne shqiptarët mund të fitojmë.
Por ne e vërtetuam këtë në 1999 dhe do ta dëshmojmë përsëri këtë herë:
kur jemi të bashkuar, ne mund të bëjmë gjithçka.
Në politikën në Maqedoninë e Veriut, vota shqiptare ka qenë gjithmonë
vendimtare.
Në zgjedhjet e fundit, në vitin 2016, ishim ne shqiptarët, ata që sollëm
ndryshimin, që e bënë Zaev Kryeministër, edhe qytetarët me votën e tyre
kishin vendosur ndryshe dhe ai doli vetëm i dyti me vota, ndërsa ne
vendosëm kush do të jetë Kryeministër.
Këtë herë, vota shqiptare do të jetë përsëri vendimtare. Por këtë herë,
ne shqiptarët do të mbështesim kandidatin tonë, Kryeministrin tonë
shqiptar.
Ky është hapi i rradhës i barazisë, ky është niveli tjetër i demokracisë
në Maqedoninë e Veriut.
Pushteti nuk i përket më vetëm bllokut bardh e zi edhe etnikisht të
pastërt maqedonas. Janë qytetarët ata që do të vendosin.
Dhe këtë herë, qytetarët do të kenë një mundësi të tretë, një opsion të
tretë që do të sjellë ngjyrë cilësore në botën e mërzitshme bardh e zi
të monopolit maqedonas.
Nuk do të votojnë vetëm shqiptarët për një Kryeministër të parë shqiptar
të Maqedonisë, por do të votojnë edhe maqedonasit dhe etnitë tjera.
Ne gjithashtu ftojmë maqedonasit dhe të gjitha etnitë tjera të cilët
janë të zhgënjyer dhe të ngopur nga të dyja partitë maqedonase që të
votojnë një Kryeministër, i cili nuk do të jetë një Kryeministër vetëm
për LSDM-në ose për VMRO-në, por një Kryeministër për të gjithë.
Në këto zgjedhje, ne mund të shkruajmë historinë së bashku dhe ta
ndërtojmë të ardhmën. Në këto zgjedhje, ne mund të arrijmë një barazi të
plotë.
Erdhi fundi i monopolit politiko – etnik dhe bardh e zi të postit të
Kryeministrit.