“Blej produkte vendore” për dy ditë është vizituar 3,7 milionë herë

Ueb faqja ku qytetarët mund të marrin informacione nëse do të jenë shfrytëzues të kartelës pagesore vendore, e cila është në funksion që prej ditës së djeshme, deri më tani ka pasur gjithsej 3.745.921 vizita, e vizituar nga 1.129.118 pajisje të ndryshme, me numër personal verifikim kanë bërë 194.192 qytetarë, të cilët edhe janë fituesit e kartelës, ndërsa mjetet e siguruara nga 28 milionë euro, për këto kartela tashmë janë transferuar në nëntë bankat që do t’i lëshojnë ato tek qytetarët. 50.000 kartelat e para tashmë janë shtypur, ndërsa duhet të lëshohen gjithsej 324.479 kartela.

Marketing

Kjo, sipas kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev, i cili i ndau këto shifra në konferencën për shtyp, tregon se mesatarisht çdo qytetar më shumë se tre herë vizitoi ueb faqen “Blej produkte vendore”.

Zaev, sqaroi se cilat kategori të qytetarëve do të përfshihen nga kjo masë, në mesin e të cilëve janë persona të papunësuar, përfitues të ndihmës sociale, nxënës të shkollave të mesme, studentë, punonjës shëndetësorë, të cilët marrin kartela në shumë prej 3.000 denarëve dhe 9.000 denarëve.

“Kriza ka lënë pasoja, Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja ka ndërmarrë masa serioze dhe në kohë me qëllim zbutjen e goditjeve fillestare dhe për të hedhur themelet për transformim të shpejtë të ekonomisë sonë”, shtoi kryetari i LSDM-së Zoran Zaev.

Ai vlerësoi se në tre vitet e kaluara dhjetëra e dhjetëra miliona euro janë lëshuar drejtpërdrejt tek qytetarët dhe kompanitë, siç janë përmes IPARD, FIZHT, Ministria e Ekonomisë, TVSH-ja Ime, subvencione, rritja e ndihmës sociale, rritja e pagës minimale dhe mesatare si dhe mjeteve të tjera./MIA